Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon babai i Katy Perry-t: “Armiqësia mes saj dhe Taylor Swift nuk ka përfunduar”

Reagon babai i Katy Perry-t: “Armiqësia mes saj dhe Taylor Swift nuk ka përfunduar”
July 30
10:51 2016

Dy këngëtaret nuk janë parë të shoqërohen me njëra-tjetrën kohët e fundit dhe as nuk kanë preferuar të flasin më për armiqësitë që kanë. Por duket se “lufta” nuk ka përfunduar pasi babai i Katy Perry-t ka thënë në një intervistë se, edhe pse ka pasur një heshtje nga ana e të dyjave, kjo nuk do të thotë se armiqësia mes tyre ka përfunduar dhe tani ato janë në paqe me njëra-tjetrën.

Në fakt, kjo deklaratë bie ndesh me atë çka thënë pak ditë më parë mamaja e Perry-t, e cila, nisur nga albumi me titullin “Rise” (Ngritje) i Katy Perry-t, ka preferuar të thotë se ky titull përmbledh gjithçka në jetën e së bijës, çka do të thotë se ajo është në ngjitje të vazhdueshme dhe nuk ka pse të mbetet në vend me disa armiqësi të kota.

Kujtojmë se tensioni mes Katy Perry-t dhe Taylor Swift ka qenë gjatë gjithë kohës prezent në showbizz, por nisi të shtohej edhe më shumë pasi kjo e fundit u nda nga Calvin Harris. Thuhet se Katy Perry ka ndihmuar në shkrimin e një kënge kundër Swift, të cilën Harris e publikoi fill pas ndarjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje