Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Alma Bektashi: Nuk kam bërë vetëm hundën operacion…

Reagon Alma Bektashi: Nuk kam bërë vetëm hundën operacion…
November 21
19:33 2016

Menjëherë pas lajmit që Alma Bektashi ka bërë hundën operacion, këngëtarja ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

Duke postuar faqen e një portali online, ajo ka shkruar:

“Po pse çfarë menduat ju portale të dashura se do e mohoja një gjë të tillë? Së paku mos ma fyeni inteligjencën me ato pseudo-këngëtaret që mohojnë çdo ndërhyrje!
A e kam bërë hundën? Po, natyrisht.
Pse? Për shtatë palë qejfet e mia. U, harrova edhe një gjë, kam vetullat tattoo! Hajt shnet!”

Nëpërmjet këtij postimi, ish-trajnerja e “The Voice” ka treguar se ajo nuk e mohon diçka të tillë, madje nuk e ka problem ta pohojë.

Nëpërmjet këtij postimi ajo edhe ka “thumbuar” këngëtaret që i fshehin operacionet e tyre./Blitz.al/

alma

 

 

Komento
Shperndaje