Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Albana Osmani: “Ata që ofendohen nga humori apo sarkazma më ngjajnë me…”

Reagon Albana Osmani: “Ata që ofendohen nga humori apo sarkazma më ngjajnë me…”
September 16
13:49 2016

Moderatorja e Top Channel, Albana Osmani, shpesh përdor doza humori dhe sarkazme në postimet në rrjete sociale, sepse i pëlqen ky lloj komunikimi me ndjekësit e saj. Por duhet thënë se, edhe pse një pjesë e mirë e tyre tashmë janë mësuar me natyrën karizmatike dhe plot humor të Albanës, ka edhe nga ata të cilët ende nuk e kuptojnë dhe i marrin shumë seriozisht postimet e saj.

Megjithatë, duhet thënë se ajo ka vazhduar sërish t’u përgjigjet me humor atyre që nuk kanë kuptuar duke thënë: “Ata që ofendohen nga humori apo sarkazma janë të njëjtët njerëz që fshihnin fletët e provimit në mënyrë që shokët rrotull të mos mund të kopjonin prej tyre. Gëzuar!” – ka përfunduar ajo, ndërkohë që edhe disa nga ndjekësit e Albanës e kanë aprovuar këtë që ka përmendur ajo. /Blitz.al/

Albana Osmani - Instagram

Komento
Shperndaje