Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagimet e personazheve të famshme lidhur me vrasjen tragjike të shitësit të CD-ve nga policia

July 07
17:47 2016

Brutaliteti i policisë dhe racizmi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në SHBA.

Alton Sterling quhet personi i radhës që është qëlluar nga policia në Louisiana, jo vetëm një herë, por plot gjashtë herë.

Arsyeja e vërtetë është akoma e panjohur pasi policia thotë se Sterling po kërcënonte me armë dikë, kurse personat që ishin prezentë aty thonë se personi i fundit që mund të kishte një armë në atë moment ishte Alton Sterling.

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur policët (tepër gjakftohtë) qëllojnë për vdekje 37-vjeçarin me 6 plumba në gjoks dhe e lënë aty.

Është mbajtur një protestë në rrugët e Louisiana-s, por protesta më e madhe është mbajtur nga artistët, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me këtë ngjarje.

E para që ka reaguar ka qenë Jessie J me tre postime në Instagram, e ndjekur më pas nga Katy Perry, Hayley Williams, Zendaya, Justin Timberlake, Nick Jonas, Kanye West, Meek Mill, Rihanna, Jesse Williams, Wiz Khalifa, Chris Brown e të tjerë.

Mesa duket, i vetmi që nuk ka dalë në një prononcim apo nuk ka shprehur ngushëllimet është Rudy Giuliani, kryebashkiaku i New York-ut, i cili iu kundërvu këngës së Beyonce-s “Formation” dhe performancës së saj në Superbowl, me pretekstin se nxiste urrejtje ndaj forcave të rendit.

Për të mos mjaftuar me kaq, një tjetër person me ngjyrë është qëlluar për vdekje në Minnesota, ngjarje e cila është filmuar nga e dashura e personit në fjalë, Philando Castile.

Pas të gjithave, këto ngjarje treguan se kush kishte të drejtë: ata që thoshin se policia po vret apo ata që mbronin brutalitetin e policëve.

 

Etiketimet
Shperndaje