Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagime që ia vlejnë të lexohen për ngjarjen tragjike në jetimoren e Shkodrës

Reagime që ia vlejnë të lexohen për ngjarjen tragjike në jetimoren e Shkodrës
May 19
18:43 2016

Briken Fejzullai - Facebook

Briken Fejzullai - Facebook
Picture 1 of 2

Dy nga reagimet që na tërhoqën vëmendjen ditën e sotme, për sa i përket skandalit të abuzimit seksual të tri vajzave të mitura që jetonin në jetimoren e Shkodrës, kanë qenë ato të opinionistit/moderatorit Olti Curri dhe sipërmarrësit Briken Fejzullai. Ata kanë shprehur revoltën e tyre të brendshme për ngjarjen e shëmtuar, duke i dedikuar kësaj të fundit statuse në profilet e tyre në Facebook. Olti Curri dhe Briken Fejzullai kanë reaguar duke kërkuar të merren masa për abuzuesit dhe drejtësia të merret seriozisht me çështjen.

Këto “revolta” të dy personazheve, që shpesh opinionet e tyre i shprehin në rrjetin social Facebook, vijnë fill pas një sërë reagimesh për çështje të tjera, aspak të njëjta me skandalin e abuzimit seksual të të miturave, ku një pjesë e mirë e publikut kanë ngritur zërin e tyre lidhur me çështje që prekin homoseksualët apo mbi fenomene të tjera sociale që nuk i prekin aspak negativisht as jetët personale të tyre dhe as bashkëjetesën në komunitet. Duhet theksuar se jo shumë personazhe publike kanë reaguar për çështjen e abuzimit të fëmijëve të jetimores, edhe pse kjo e fundit ka qenë shumë më e rëndë sesa ngjarjet për të cilat ditë më parë të njëjtët personazhe kanë reaguar në masë.

Ndiqni fjalën e Olti Currit e Briken Fejzullait, mbase do të kthehen në frymëzim për më tepër reagim e për ngritje reale të zërit, për kauza të vërteta.

 

 

Komento
Shperndaje