Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rastësia e lezetshme bën bashkë Encën dhe Bebe Rexhën

Rastësia e lezetshme bën bashkë Encën dhe Bebe Rexhën
February 17
09:03 2017

Janë të dyja vajza shqiptare dhe të dyja shumë të talentuara për muzikë. Janë të njohura, kanë ndjekës “të çmendur” pas tyre dhe sigurisht janë në vazhdimësi të kërkimit të suksesit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Encën dhe Bebe Rexhën.

Siç e dimë, pavarësisht suksesit të tyre në trojet shqiptare, Enca e ka bazën e saj të veprimtarisë në Shqipëri, ndërsa Bebe Rexha në SHBA dhe mundësitë që ato të takohen janë të pakta.

Por gjejeni se ku janë takuar në të njëjtën orë, duke bërë pikërisht të njëjtën gjë? Në Snapchat! 15 orë më parë, si për koincidencë, të dyja këngëtaret kanë realizuar video me filtrin më të ri të këtij aplikacioni, atë me syzet rozë në formë zemre.

Vajzat janë argëtuar pa e ditur se ky filtër do t’i “takonte” bashkë, por neve te Blitz.al na pëlqeu ta quajmë një rastësi të lezetshme! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje