Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ramush Haradinaj takohet me Rita Orën: “Preke majat e suksesit por nuk i harrove rrënjët”

Ramush Haradinaj takohet me Rita Orën: “Preke majat e suksesit por nuk i harrove rrënjët”
July 11
14:31 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Londër për disa takimë punë. Por ai duket se ka përfituar nga rasti dhe ka zhvilluar edhe një takim me këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora. Ai i ka dhuruar asaj Hyjneshën në Front ë gravuar në filigran duke e falenderuar që pavarësisht famës së madhe ajo nuk i harroi asnjëherë rrënjët.  Ai ka postuar në profiling e tij në Facebook një foto gjatë takimit të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë mjaft emocionuese për këngëtaren.

Postimi i Plotë:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

RH

Komento
Shperndaje