Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama përlotet në studio: “E gjeta Gregun poshtë krevatit!”

Rama përlotet në studio: “E gjeta Gregun poshtë krevatit!”
March 13
00:09 2018

Akuzat personale të ish-kryeministrit Berisha ndaj djalit të tij të madh, Gregut duket se i kanë prekur Ramës “thembrën e Akilit”.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në Neës24, Rama është prekur kur ka folur për Gregun, të cilin e kishte gjetur të fshehur poshtë shtratit.

Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?

Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.
Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.

Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?

Rama: S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeri dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty (I drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).

Vasili: Edhe juve ju do…

Rama: E di e di.

Vasili: Doja të dija nëse po bëni përpjekje për të ruajtur Zahon Rama: Ç’hyn Zaho këtu? Lëre atë se i del gogoli pastaj.

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje