Blitz

 Breaking News

Rajmonda Bulku zbulon pengun e Xhevdet Ferrit: Them se ky do të ishte meraku i tij!

Rajmonda Bulku zbulon pengun e Xhevdet Ferrit: Them se ky do të ishte meraku i tij!
January 18
10:59 2020

Kinematografia shqiptare është tronditur nga lajmi i hidhur se aktori legjendar Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Ky lajm i hidhur trishtoi miqtë e kolegët e tij e gjithë publikun shqiptar i cili ëështë rritur me filmat e Xhevdet Ferri e që edhe sot i pvrdor në përditshmëri batutat e tij në filma.

Të gjithë e kujtojnë Arbenin tek “Era e ngrohtë e thellësive”, Petritin tek “Fushë e blerte fushë e kuqe”, Agron Shkaben tek “Hijet që mbeten pas” apo Trimin tek “Përrallë nga e kaluara”.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria LIVE”, Raimonda Bulku, e cila e ka konsideruar “Xhodën” si një nga ata miq të mirë e të matur të saj, e pyetur nga gazetarja  se cili mund të kishte qenë pengu i tij, aktorja është shprehur:

“Ishte një familje jashtëzakonisht e realizuar. Vetëm disa muaj përjetoi momentet më të lumtura të të qenurit gjysh. Them se ky do të ishte meraku i tij, ta kishte parë më shumë mbesën e vogël,”.

 

Share