Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rai 1 – Moderatorja Antonella Clerici ndihet keq, braktis studion

Rai 1 – Moderatorja Antonella Clerici ndihet keq, braktis studion
April 12
16:20 2016

Një situatë e papritur ajo që i ndodhi paraditen e sotme moderatores së njohur italiane Antonella Clerici, gjatë emisionit të saj të gatimit “La prova del cuoco”, në televizionin Rai 1!

Clerici u ndje keq nga ana shëndetësore gjatë transmetimit dhe si pasojë i është dashur të largohet nga studioja.

“Shpresoj që nesër të jem sërish në formë”, – është shprehur drejtuesja e emisionit pak para se të shoqërohej nga asistentët prapa kuintave.
Në fakt, ajo tregoi në fillim të puntatës se kishte dhembje barku dhe për këtë kishte marrë ilaçe, por nuk e kishte menduar kurrë se kjo gjë do ta pengonte të vazhdonte programin.

Në profilin zyrtar të emisionit “La prova del cuoco” në Facebook, administratorët kanë njoftuar ndjekësit për arsyen e largimit të Antonellas dhe kanë shpjeguar se programi i ditës së sotme do të vazhdonte edhe pa të, ashtu siç edhe ndodhi.

Cuoco

Komento