Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Quentin Tarantino sapo u martua dhe ne shpresojmë që partnerja e tij të mos e ketë parë “Kill Bill”

Quentin Tarantino sapo u martua dhe ne shpresojmë që partnerja e tij të mos e ketë parë “Kill Bill”
November 29
15:04 2018

Regjizori i njohur Quentin Tarantino i ka dhënë fund beqarisë, pas ceremonisë private të martesës me të dashurën e tij, modelen dhe këngëtaren Daneilla Pick.

Në fakt historia e tyre e dashurisë jo rrallë herë ka hasur vështirësi. Ata filluan të frekuentonin njëri tjetrin në vitin 2009, pasi u takuan gjatë promovimit të filmit “Inglourious Bastards” në Izrael. Më pas u ndanë, për tu bashkuar sërish pas 6 vitesh, në vitin 2015. Regjizori i “Django Unchained” i propozoi të dashurës së tij në verën e viti 2017, dhe ceremonia e tyre e fejesës ishte aq e madhe sa nga fotot e videot dukej si një ribashkim i filmit “Pulp Ficton”, me të ftuar si Bruce Willis, Samuel L Jackson apo Uma Thurman.

Për Quentin 55 vjeç dhe Daniella-n 35 vjeç, kjo ishte martesa e parë. Në disa intervista regjizori ka pranuar se arsyeja pse nuk kishte pasur një lidhje serioze apo një martesë, ishte për shkak të kohës që i kushtonte realizimit të filmave. Madje ai ka pranuar se përkushtimi ndaj projekteve filmike është dhe arsyeja pse nuk ka fëmijë apo një familje.

Gjithsesi tani duket se është koha më e mirë për të fillojë krijimin e një familje, sepse vitin e kaluar ai deklaroi se do të tërhiqej nga bërja e filmave sapo të përfundonte xhirimet e “Once Upon a Time in Hollëyood”. Tani na mbetet të shpresojmë që bashkëshortja e tij të mos jetë fanse e filmit ndoshta më të famshëm të Tarantinos “Kill Bill”, pasi të gjithë e dimë se çfarë bëri nusja në atë histori.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje