Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria paralajmëron VIP-at: “Mos postoni më në Instagram përndryshe…!”

Qeveria paralajmëron VIP-at: “Mos postoni më në Instagram përndryshe…!”
May 10
15:02 2017

Personazhe të njohura të ekranit, si Jennifer Lopez, Naomi Campbell, P. Diddy, Heidi Klum, Amber Rose, Victoria Beckham, Lindsay Lohan, Kourtney Kardashian etj., kanë marrë një paralajmërim nga qeveria amerikane për të mos postuar më reklama apo për të mos shpërndarë postime të sponsorizuara në Instagram.

Sipas “Business Insider”, personazhet e njohura shpërndajnë reklama në mënyrë të pandershme, pasi siç shkruhet edhe në letrën e dërguar mbi 45 VIP-ave, postimet me reklama duhet të kenë hashtag-un: “Ad”, “Adv” ose “Advertisment/Reklamë”.

“Konsumatorët duhet të lajmërohen kur po shohin një postim me reklamë për produkte të ndryshme duke vendosur hashtag-un. Ata duhet të jenë të mirinformuar dhe të mos bien pre e abuzimeve”, – shkruan Komisioni Federal i Shkëmbimeve dhe Blerjeve.

Gjithashtu, personazhet e njohura do të gjobiten nëse vazhdojnë të bëjnë postime të tilla. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje