Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria egjiptiane: “Fajin e ka Tomi dhe Jerry”

Qeveria egjiptiane: “Fajin e ka Tomi dhe Jerry”
May 07
11:40 2016

Në një deklaratë për shtyp, qeveria egjiptiane ka fajësuar zyrtarisht filmat me kartonë dhe veçanërisht “Tom and Jerry”-in për influencim negativ te publiku dhe nxitje të dhunës.

Akuza ka ardhur nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror egjiptian, i cili ka lidhje të ngushta me presidencën e vendit, në një forum të mbajtur në Kajro.

Abdel-Sadek u tha akademikëve, gazetarëve dhe figurave publike të ftuar për të diskutuar rreth dhunës së nxitur nga video-lojërave dhe filmat e animuar

“Fëmijët shohin Tom-in dhe Jerry-in të rrihen dhe të shpërthehen me eksplozivë dhe e kuptojnë këtë si një gjë normale”.

Deklarata e shefit të inteligjencës egjiptiane vjen në vazhdën e dhunës dhe luftimeve në Lindjen e Mesme, që  kanë bërë që dhjetëra qeveri të bien e rajoni të jetë në destabilitet të vazhdueshëm.

Etiketimet
Shperndaje