Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Që të ndihesh afër shtëpisë”- London mendon dhuratën e veçantë për teze Lorin

“Që të ndihesh afër shtëpisë”- London mendon dhuratën e veçantë për teze Lorin
November 20
17:09 2018

Pak kohë më parë u bë e ditur që Lori Hoxha është zhvendosur në Angli për të vazhduar studimet. Kështu ajo ka lënë pas në Tiranë familjen e saj, me të cilën sigurisht është në kontakt të vazhdueshëm. Por ditën e sotme ajo na ka zbuluar një dhuratë që i është bërë surprizë nga një anëtar i veçantë i familjes.

London ka menduar për teze Lorin, së bashku me Sarën duke i dërguar… një pako me kavanozë me salcë.

“Tizhja Joji, so you can feel closer to home.- Mami Saja and Dondon Bisa”- është shkruar në pusullën që e shoqëron. (Teze Lori, në mënyrë që të ndihesh më afër me shtëpinë.- Mami Sara dhe London)

Dashuria vjen nga stomaku, prandaj dhe ata kanë menduar që makaronat e ardhshme t’i shijojnë më shumë në këtë mënyrë, me mendjen tek nipi dhe e motra.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje