Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Që ta dini, për Getoarin ka vetëm një rregull: Marina në shtëpi, Marina në televizor!

Që ta dini, për Getoarin ka vetëm një rregull: Marina në shtëpi, Marina në televizor!
October 22
15:48 2017

Duket se koha kur përpiqeshim me doemos të shihnim anën romantike të një reperi si Getoar Selimi tashmë është kohë e shkuar sepse as ai vetë nuk po na lejon të harrojmë për asnjë moment dashurinë që ka për Marinën.

Përpos deklaratave të bukura që i bën nëpërmjet fotove që poston me Marinën të cilën tashmë e ka gjithë të drejtën e botës ta quajë ‘gruaja jeme’, Geti është i kujdesshëm dhe suportuesi numër një i Marinës edhe profesionalisht.

Pasi ka postuar spotin e emisionit ‘C’est la vie’ të Marinës në Instagram ditë më parë, përpara disa orësh Geti sërish ka filmuar televizorin e shtëpisë që ka qenë duke transmetuar reklamën e Marinës sigurisht.

Pra me pak fjalë, Instagrami ashtu siç edhe jeta e tij tashmë është e mbushur me Marinën. Marina në shtëpi, Marina në televizor, epo syri i kënaqet në të dyja rastet. /Blitz.al/

Shperndaje