Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Që sot e tutje, Lori Hoxha do të shohë vetëm “jeshil”

Që sot e tutje, Lori Hoxha do të shohë vetëm “jeshil”
September 19
17:28 2016

Tashmë mund të themi se jemi zyrtarisht në përfundim të sezonit veror dhe na duhet t’u themi “Mirupafshim!” të gjitha fotove në plazh apo gjatë pushimeve.

Një nga personazhet më aktivë gjatë verës së këtij viti ka qenë edhe Lori Hoxha, e cila ka postuar vazhdimisht foto dhe video nga pushimet e saj, duke treguar forma trupore për t’u admiruar.

Pavarësisht kësaj, Lori ka treguar se, ndryshe nga personazhe të tjerë, të cilët tani fillojnë dietën për t’u rikthyer në formë, ajo e ka nisur dietën e saj për t’i mbajtur këto forma trupore.

Këtë na e thotë vetë një nga drejtueset e Top Channel me një postim në SnapChat, ku ka postuar një foto të një pjate sallatë, në të cilën shkruhet: “Rikthim në vaktet dietike të paketuara”.

Nëse gjatë verës Lori e ka tepruar paksa me ushqimin, tashmë ajo do të konsumojë vetëm ushqime bio./Blitz.al/

 

 

Shperndaje