Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pyetja një milion dollarëshe mori përgjigje: A është apo jo në një lidhje Anxhelina Hadërgjonaj!?

Pyetja një milion dollarëshe mori përgjigje: A është apo jo në një lidhje Anxhelina Hadërgjonaj!?
October 15
12:31 2017

Nëse Anxhelina Hadërgjonaj nuk do të flitet për muzikën, familjen apo jetën në Los Angelos, sigurisht që çështja do të jetë për marrëdhënien me biznesmenin Fatmir Hysenbelliun.

Marrëdhënia e këngëtares dhe biznesmenit ka përfunduar prej vitesh, por që prej asaj kohe, Anxhelina nuk është parë me asnjë mashkull në krah.

E për të na iu përgjigjur pyetjes një milion dollarëshe se është apo jo në një lidhje, Anxhelina ka zgjedhur mikrofonin e Thumb të Aulonës dhe Fatmës.

“Nuk kam të dashur!”, – është përgjigjur Anxhelina kur u pyet se nëse i thotë gjë i dashuri apo jo meqë mban në shtëpi make up artistin e njohur, Ariel Tejadën. “Nuk po pres princin e kaltër, nuk po pres njeri. Thjesht po pres të më lulëzojë karriera. Po nuk kam as kohë të dal, sidomos fillimet i kam shumë vështirë, t’ja çoj këtë, mos t’ja çoj këtë, si do e marrë, si do e mendojë, kështu që më mirë fare.”

Edhe ne shpresojmë shumë që dita kur Anxhelinën ta shohim në majat e Hollywood-it të jetë sa më e afërt. /Blitz.al/

Shperndaje