Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushimet në parajsë të Bleona Qeretit

July 26
09:57 2016

Bleona Qereti - Instagram

Këngëtarja Bleona Qereti, e cila prej kohësh po investon për karrierën e saj muzikore në SHBA, nuk ia lë mangët asnjëherë edhe disa pushime luksoze vetes.

Këtë herë duket se bukuroshja shqiptare ka zgjedhur të pushojë në ishullin Barth, në një plazh të quajtur “Nikki Beach”, i cili është mjaft i frekuentuar nga personat VIP të Hollywood-it dhe më gjerë. Mjaft të kujtojmë se ky është një nga destinacionet e preferuara edhe të Leo Di Caprio-s dhe mund të kuptojmë se sa vlerë ka ky ishull për të pushuar.

Bleona ka postuar disa fotografi në Instagram duke treguar mbi udhëtimin e saj në ishullin Barth, duke thënë vazhdimisht se ajo do të bëjë pushime vetëm dhe gjithë ishulli do të jetë për të. Së fundmi ajo ka postuar një fotografi duke notuar dhe ka shkruar “heaven” (parajsë) si diçiturë.

Duket se Bleona po e shijon siç duhet këtë sezon veror! Ndërkohë ne i urojmë pushime të mbara dhe të frymëzohet për projekte edhe më të mira e suksesshme muzikore.

Komento
Shperndaje