Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushimet luksoze në Francë të çiftit simpatik të familjes mbretërore, Kate dhe William

Pushimet luksoze në Francë të çiftit simpatik të familjes mbretërore, Kate dhe William
July 27
09:54 2016

Për pushimet verore, çifti i oborrit mbretëror ka menduar të shkojë në Francë me një avion privat, i cili kushton rreth 8 milionë paund. Ata kanë arritur pasditen e djeshme në një vend të quajtur Pau-Pyrenees, që është shumë pranë kufirit me Spanjën.

Duke qenë se princesha Kate ka qenë mjaft e rezervuar për të dhënë deklarata e për të lejuar paparacët të ndjekin pushimet e saj të verës, shumë pak informacione janë zbuluar nga burime konfidenciale pranë aeroportit. Thuhet se edhe fëmijët e vegjël, George dhe Charlotte, kanë shoqëruar prindërit në udhëtim.

Gjithashtu bëhet me dije se familja është nisur për të takuar të afërmit e princeshës Kate.

Duhet theksuar se pak muaj më parë, çifti Kate dhe William janë targetuar nga mediat dhe njerëz të ndryshëm për shpenzimet e tyre të shumta, të cilat bien ndesh me gjendjen ekonomike dhe politike të vendit, e cila paraqitet delikate. Megjithatë, duket se ata nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë në jetën e tyre pas këtyre deklaratave, por thjesht janë treguar më të kujdesshëm për të mos lejuar që pushimet e tyre të bëhen publike. /blitz.al/

Shperndaje