Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushimet e para të Ledionit dhe Sarës si prindër

March 02
16:25 2017

Familja më e re në showbiz-in shqiptar, Sara, Ledioni dhe Londoni, po shijojnë disa ditë pushime jashtë vendit.

Kjo është pasqyruar edhe në rrjetet sociale të dy të rinjve, të cilët kanë postuar foto nga pushimet e tyre të para si prindër.

Ditën e sotme, trashëgimtarja e familjes Hoxha ka postuar disa foto, ku në njërën prej tyre shfaqet partneri i saj në një pozë mjaft “funny” dhe shkruan: “My travel partners/Partnerët e mi të udhëtimeve”. Ndërkohë, postimi tjetër është mjaft i ëmbël: Sara dhe Londoni i vogël buzë detit. Këtë foto, Sara e ka shoqëruar me përshkrimin: “My little redhead/Kokëkuqi im i vogël!”.

Duket se familja po kalon një kohë të mirë nën shoqërinë e njëri- tjetrit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje