Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushimet e Adeles, shëtitje me të birin

May 31
14:05 2016

 

Adele ka qenë shumë e zënë me koncerte në turin e saj botëror që nga muaji shkurt. Por kjo nuk mund ta ndalojë këngëtaren të bëjë sado pak pushim dhe të kalojë kohë me të birin, Angelo. Të hënën ajo ka shijuar një shëtitje me djalin në Amsterdam. Elegante si gjithnjë, këngëtarja 28-vjeçare  është shfaqur e veshur me të zeza me një pallto të gjatë teri te gjunjët, një shall e një kapelë. Në humor të mirë, Adele dukej e lumtur që po kalonte kohë me familjen e saj pas angazhimeve të shumta. Koha me familjen është përdorur si një mundësi për të bërë pazar gjithashtu.

Shperndaje