Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushime të mrekullueshme për Beyonce dhe Jay Z

June 23
11:51 2016

...

Beyonce ka startuar turin e saj nëpër botë, por para se të performojë në kontinentin europian, ka preferuar të shijojë disa pushime me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Në fotot e postuara në Instagram ajo shfaqet mahnitëse me bikini shumëngjyrësh në plazh, në krah të Jay Z dhe vogëlushes Blue Ivy. Edhe pse aludimet pas publikimit të këngës “Lemonade” që linte të kuptohej se reperi e kishte tradhtuar Bey-n, ata kanë ditur t’u përgjigjen këtyre zërave dhe ja tek shfaqen më të lumtur se kurrë duke shijuar bashkë pushimet. Bey dhe Jay Z janë parë tek shkëmbenin puthje në bregdet ndërkohë që vogëlushja luante  në rërë  pranë tyre. Pra, a nuk është kjo një panoramë e një familjeje të lumtur?

Beyonce së shpejti do të performojë në shtetet europiane, me datën e parë në Angli.

Komento
Shperndaje