Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushime me vajzën dhe Robertin? Nora Istrefi zbulon se kush e shoqëron në udhëtimin e saj

Pushime me vajzën dhe Robertin? Nora Istrefi zbulon se kush e shoqëron në udhëtimin e saj
September 05
19:20 2019

Padyshim që lajmi i kësaj vere ishte ai i ndarjes së një prej çifteve, okay ish-çifteve, më të komentuar të showbiz-it, Nora Istrefi dhe Robert Berishës.

Lajmin e konfirmoi vetë Roberti me anë të një postimi në Instagram, që mesa duket ai është penduar që e ka bërë sepse prej pak kohësh e ka fshirë, ku ndër të tjera e falenderonte Norën për vitet e kaluara bashkë dhe gjithçka tjetër. Dhe mesa duket marrëdhënia e dy artistëve post-ndarjes do të mbetet e mirë, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Rennes-ë.

Madje aq mirë mendohet se shkojnë ish-partnerët sa ditët e fundit u tha se në udhëtimin që Nora ka shkuar, ku duket se po kalon shumë mirë:

Nuk ishte vetëm me të bijën por dhe me Robertin që i shoqëronte. Gjithsesi kjo gjë duket se nuk është e vërtetë, pasi vetë Nora, nëpërmjet postimeve në Instagram, ka zbuluar se në fakt me të është nëna e saj.

Okay, më në fund e kuptuam se kujt i ngjajnë Nora dhe Era. Gjithsesi ja ku e keni, këngëtarja është vërtetë me pushime familjare por me vajzën dhe të ëmën, me Robertin ndoshta një herë tjetër, sepse është ende shpejtë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje