Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet trailer-i i “50 hije më të errëta”

Publikohet trailer-i i “50 hije më të errëta”
September 13
18:53 2016

Ditën e sotme është publikuar trailer-i i filmit “50 hije më të errëta”. Në vetëm pak minuta do të mund të shihni Dakota Johnson dhe Jamie Dornan të maskuar, fishekzjarrë që shpërthejnë dhe skena seksi.

Rreth një vit më parë, “50 hijet e Greit” pushtoi kinematë botërore duke shënuar një numër të madh shikuesish. Klipi i shkurtër i prezanton fansat me pak nga romanca e z. Grei dhe Anastasia Steele, të cilët në fundin e filmit të parë e përfunduan lidhjen e tyre.
Është e sigurt se në serinë e dytë, çifti do të bashkohet dhe shumë skena të nxehta do të shihen. Kolona zanore e filmit është kënga “Crazy in love” e Beyonce, por e kënduar nga Miguel.
Kërkesat e Anës janë të qarta për z. Grei: nuk ka më rregulla, ndëshkime dhe sekrete. Nëse filmi i parë ishte përqendruar më shumë në dhomën e sekreteve dhe njohjen mes çiftit, në filmin e dytë do të shihni shumë personazhe të reja dhe zhvillim të situatave kur dy ish-të dashura të Greit do të shfaqen. Megjithatë, duhet të presim deri më 14 shkurt, ditën kur do të transmetohet premiera e “50 hije më të errëta”./Blitz.al/

Shperndaje