Blitz

 Breaking News

Publikohet raporti paraprak mbi aksidentin fatal të Kobe Bryant

Publikohet raporti paraprak mbi aksidentin fatal të Kobe Bryant
February 08
12:54 2020

Në më pak se dy javë pas rrëzimit fatal të helikopterit që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë, dihet se mjeti me të cilin po udhëtonte legjenda e Los Angeles Lakers, nuk kishte probleme motorike.

Ky informacion ka dalë në një raport paraprak të ngjarjes.

Ekspertët thonë se ky studim ka treguar se motorët ishin duke punuar në kohën kur ndodhi aksidenti, kështu që vdekja e një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA, nuk lidhet me mos funksionimin e motorit të helikopterit.

Një dëshmitar ka thënë për “NTSB” se helikopteri po flutoronte nëpër mjegull para se të rrëzohej në kodrën Calabasas  në Kaliforni.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit që po kryen hetimet, do të shikojë se çfarë roli ka luajtur moti në këtë aksident.

Share