Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet projekti i fundit i Ergi Dinit, një histori dashurie

Publikohet projekti i fundit i Ergi Dinit, një histori dashurie
November 28
22:28 2016

Mbrëmjen e sotme është publikuar klipi i këngëtarit Irkenc Hyka. Ky është projekti i fundit me të cilin ka punuar këngëtari Ergi Dini, i cili u nda nga jeta një javë më parë në një aksident me motor. Teksti i këngës me titull “Mama” mban emrin e Ergit.

Klipi është publikuar sot, një javë pas humbjes së jetës së fituesit të “X Factor”.  “Mama” flet për një histori dashurie, ku djali i shpreh dashurinë vajzës duke i thënë se i pushton zemrën me një shikim.

Ergi Dini dhe Kejdi Halili humbën jetën si pasojë e një aksidenti me motor në zonën e ish-Bllokut./Blitz.al/

Komento
Shperndaje