Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet letra e Tupac për Madonna-n: “Do të të lë sepse je e bardhë”

Publikohet letra e Tupac për Madonna-n: “Do të të lë sepse je e bardhë”
July 05
17:00 2017

Marrëdhënia e reperit të ndjerë Tupac me ikonën e muzikës, Madonna, paska qenë më e thellë nga ç’e kishim menduar.

Në 2015-n, këngëtarja e njohur u bë kryetitull në çdo media të mundshme, kur edhe tregoi se kishte dalë me reperin 3 vite përpara se ai të ndërronte jetë në 1995-n. Ama, ditën e sotme TMZ publikoi copëza nga letra e Tupac ku i shkruante Madonna-s nga qelia në të cilën vuante dënimin për sulm seksual.

Ai e fillon letrën duke iu drejtuar këngëtares me inicialin “M”: “Kam pritur një kohë të gjatë për të të shkruar këtë letër sepse po vuaja të gjeja të gjitha përgjigjet që të kanë munguar. E para dhe më e rëndësishmja, të kërkoj falje që nuk kam qenë një mik i mirë me ty, aq sa të tjerët”.

Më pas, ai shpjegon se pse u nda nga këngëtarja e “Like a Virgin” për shkak të racës së saj. “E kupton dot që ty nuk do të ndihmonte aspak në karrierë qëndrimi përkrah një djali me ngjyrë si unë? Mendoj  që për shkak të imazhit tim do të ishte më mirë të shkëputeshim bashkë…nuk dua të të lëndoj, por kjo është më e mira për ty”.

Pasi firmosi letrën, Tupac e mbylli me fjalinë: “Është për të qeshur se si kjo eksperiencë më ka mësuar mos ta mbaj kohën për të mirëqenë!”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje