Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet dokumentari mbi akuzat për abuzimet seksuale të Michael Jackson me fëmijët

Publikohet dokumentari mbi akuzat për abuzimet seksuale të Michael Jackson me fëmijët
January 10
12:22 2019

Nuk ka paqe për Michael Jackson. Në 10 vjetorin e vdekjes së yllit të popit një dokumentar do të publikohet ku shfaqen akuzat për abuzim seksual ndaj fëmijëve. “Të largohesh nga askund” ky është titulli i dokumentarit që do të shfaqet në Sundance Festival 2019. Producent është Dan Reed ish-autori i dokumentarëve si “Gjuetarët e Pedofilëve dhe “Tre ditët e terrorit” mbi sulmet e Charli Hebdo.

Sipas revistës “Rolling Stone” që citon disa skena të produksionit shprehet se  Michael Jackson nisi një lidhje të gjatë me dy fëmijë 7 dhe 10 vjeç dhe me familjet e tyre. Tashmë ato janë tek të 30-tat dhe tregojnë historinë se si Jackson ka abuzuar seksualisht me to dhe si kanë mundur të jetojnë me ato kujtime vite më vonë.

Nuk është i qartë identiteti i  dy viktimave të tjera të abuzimit sepse dy vëllezërit që akuzojnë Michael në 2005 janë sot pak më shumë se 20-vjeç dhe nuk duan të prishin imazhin e tyre. Në 2013-tën edhe koreografi Wade Robson që sot është 36-vjeç ka denoncuar Jackson për abuzime seksuale kur ishte 7-vjeç por rasti mbeti i arkivuar deri në 2017-tën. Festivali ku do të shfaqet dokumentari do të mbahet nga 24 janari deri në 4 shkurt në Utah.

Kanë qenë të shumtë komentet që shkruanin se kjo që bëhet pas vdekjes së yllit të popit është e tmerrshme dhe skandaloze sepse këto histori do të duhet të ishin hetuar kur ai ishte gjallë nëse ishin apo jo të vërteta.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje