Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet albumi i ri i Lady Gaga-s… dhe fansat nuk janë aspak të kënaqur!

Publikohet albumi i ri i Lady Gaga-s… dhe fansat nuk janë aspak të kënaqur!
October 18
14:55 2016

Shtatori i këtij viti do të rezultonte muaji i rikthimit të Lady Gaga-s me këngën “Perfect Illusion”.

Ajo lajmëroi në Twitter se më 21 tetor, pra këtë të premte, do të publikonte [më në fund] albumin më të ri të titulluar “Joanne”. Mesa duket gjërat nuk kanë ecur aq mbarë për artisten amerikane, pasi “Joanne” gjendet në stendat e dyqaneve në Belgjikë dhe tashmë shumë faqe në internet e ofrojnë falas.

Kjo sigurisht nuk u ka pëlqyer fansave të Gaga-s, pasi shitjet ilegale dhe jashtë dyqaneve zyrtare, siç janë Apple, Itunes, Spotify, Tidal etj., dëmtojnë klasifikimin e Lady Gaga-s në chart-et kryesore amerikane, britanike e të vendeve të tjera.

Nëse jeni një admirues i flaktë i këngëtares së “Million Reasons”, bëhuni të fortë dhe prisni deri të premten kur mund ta blini online. /Blitz.al/

 

cu-dmlgueaa88df cu-dmirueaekhen cu-dmjuuaaar2zq cu-dmlfviaushzl

Shperndaje