Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohen regjistrimet e Michael Jackson: “Prince do të vrasë veten!”

Publikohen regjistrimet e Michael Jackson: “Prince do të vrasë veten!”
June 27
15:00 2016

Edhe pse këtë javë është shënuar 7 vjetori i largimit nga jeta i Michael Jackson, përsëri ai vazhdon të prodhojë lajme.

Në regjistrimin e fundit të siguruar nga policia nga sekuencat audio të autobigrafisë së Michael-it, Moonwalker, dëgjohet teksa ai flet mbi Prince. Fjalët nuk janë dhe aq të mira për Prince-in.

“Ai [Prince] më sheh sikur unë jam kundërshtari i tij. Shpresoj që të ndryshojë sepse ai do të lëndohet. Ai është tipi i njeriut që mund të kryejë vetvrasje apo diçka të tillë”, – dëgjohet të thotë Michael.

Mbreti i pop-it ka shkuar më tej duke thënë së Prince është njeriu më i prapë që ka njohur ndonjëherë: “Ai është shumë i prapë, ndoshta më i prapti. Tregohet shumë i keq dhe i shpifur  me familjen time”.

“Ai njëherë i bëri një rreng vetes. Por njerëzit u trembën aq keq sa filluan të vraponin e të bërtisnin. Isha i turpëruar përfundimisht”, – është mbyllur ky regjistri i Jackson.

Komento
Shperndaje