Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohen fotot e aksidentit të Calvin Harris. Shihni si janë përplasur makinat!

May 23
15:06 2016

...

...
Picture 1 of 2

DJ i famshëm skocez, Calvin Harris, pësoi një aksident me makinë rrugës për në koncertin e radhës. Një makinë e tipit Volswagen  Beetle ka ardhur me shpejtësi duke përplasur makinën në të cilën udhëtonte Harris.

Calvin Harris shpëtoi nga kjo ngjarje pa asnjë pasojë shëndetësore, megjithatë për arsye sigurie ai i ka anuluar dy koncertet e radhës dhe ka preferuar të pushojë për pak ditë.

Ndërkohë që pas aksidentit, Calvin Harris pritet t’i kthehet rutinës së tij si DJ javën që vjen ku është i ftuar në Las Vegas, janë publikuar fotografitë ku tregohet se si janë prishur të dyja makinat pas përplasjes. Nga çfarë shihet, makina e kuqe Volswagen ka pësuar dëmtimin më të madh dhe vajza që ndodhej në të ka pësuar dëmtim në kockën e legenit.

Komento
Shperndaje