Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohen emrat për “Apple Music Festival”

Publikohen emrat për “Apple Music Festival”
August 25
18:59 2016

Një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës në botë, Apple Music Festival sapo ka publikuar të gjithë artistët që do të performojnë nga data 18 Shtator e deri në 30 Shtator.

Për të festuar 10 vjetorin e saj, Apple ka zgjedhur plot 10 artistë të mirënjohur për data të ndryshme.

 

18 Shtator: Elton John

19 Shtator: The 1975

20 Shtator: Alicia Keys

21 Shtator: One Republic

23 Shtator: Calvin Harris

25 Shtator: Robbie Williams

26 Shtator: Bastille

27 Shtator: Britney Spears

28 Shtator: Michael Buble

30 Shtator: Chance The Rapper

 

Biletat për në festival kanë dalë në shitje që nga dita e sotme, por nëse nuk keni mundësi për të udhëtuar në London Roundhouse, mund ta shihni online në faqen zyrtare të Apple.

Vitet e kaluara, Apple Music Festival ka pritur artistë si Adele, Lady Gaga, One Direction dhe The Weeknd. Ndërkohë që këtë vit, Apple ka vendosur të ofrojë një muaj spektakolar me muzikë. /Blitz.al/

Komento