Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pse u takuan fshehurazi Meghan Markle dhe Hillary Clinton?

Pse u takuan fshehurazi Meghan Markle dhe Hillary Clinton?
November 16
13:06 2019

Jo për të diskutuar për futbollin apo për të bërë shaka seksiste, sepse këtë bëjnë burrat kur takohen fshehurazi, megjithatë fakti që dy nga gratë më të suksesshme dhe të fuqishme politikisht në botë janë takuar me dyer të mbyllura, është interesante.

Sipas “Daily Mail”, Clinton e vizitoi dukeshën në rezidencën e saj, në Fragmore Cottage ditën e martë. Mesa duket, ftesa ka qenë e Markle dhe ajo së bashku me ish-kandidaten për Presidente të SHBA-ve, kanë qënduar bashkë një pasdite të tërë. Ndër të tjera, ato kanë folur dhe për një letër që Meghan i ka dërguar Hillary-t kur ka qenë 11-vjeç, në lidhje me një reklamë seksiste që jepej në televizor në atë kohë, një reklamë sapuni për të qenë më specifikë. Okay…

Secila prej tyre e admiron tjetrën dhe ishte një takim shumë i ëmbël dhe i ngrohtë”- thotë një burim- “Mund të them që janë fanse të njëra-tjetrës”.

Gjithashtu dhe Princi Harry së bashku me bebi Archie-n kanë qenë pjesë e mbasdites së këndshme. Me siguri Harry-t i ka thënë Mbretëresha që të mbajë një sy e një vesh nga gjërat që flisnin Meghan dhe Hillary, nuk e di por është diçka që besoj se Elizabeta do ta kërkonte.

Meqë ra fjala, e gjitha kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi Clinton ishte e ftuar në emisionin e BBC, “Radio 5 Live” dhe foli kështu për Meghan:

O zot, dua që ta përqafoj! Si nënë, thjesht dua të jem pranë saj. Dua t’i them që të qëndrojë e fortë dhe mos i lërë ata që ta hedhin poshtë. Vazhdo, bëj atë që mendon se është e drejtë…Kishte bërë vendin e saj në botë, më pas bie në dashuri, dhe ai bie në dashuri me të, e të gjithë duhet ta festojnë këtë sepse është një histori e vërtetë dashurie. Mundet thjesht t’i shohësh dhe ta kuptosh këtë.

E di ku e ke fjalë Hillary, e di:

Gjithsesi, dëshira e Clinton për ta takuar u bë e vërtetë, dhe me thënë të drejtën, më pëlqen kjo miqësi e re! /Blitz.al/

Share