Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Taylor Swift i ndërron kaq shpesh të dashurit?

June 21
15:05 2016

Nëse ka diçka për të cilën Taylor Swift do të njihet, përveç muzikës sigurisht, është pamundësia (ndoshta paaftësia) për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme.  Ajo ka dalë me një numër jo shumë të vogël djemsh, por këtu nuk ka asgjë që nuk shkon sepse edhe ju, nëse do të ishit aq të famshëm, të pasur dhe tërheqës sa Taylor, të njëjtën gjë do të bënit.

Por shijet e këngëtares janë gati të pakuptueshme, pasi variojnë në tipa të ndryshëm: aktori i X-Men Lucas Till, “Njeriu-ujk” i Twilight, Taylot Lautner, popstar-i Joe Jonas, i njohuri Conor Kennedy, muzikanti John Mayer, aktori i nominuar për Oscar, Jake Gyllenhaal, Harry Styles i One Direction, DJ skocez Calvin Harris dhe tani, “Loki” nga “Avengers”, Tom Hiddleston.

E gjithë kjo histori na tregon se Taylor do t’i provojë gati të gjithë deri sa të gjejë mashkullin ideal, por mesa duket i duhet “të puthë më shumë bretkosa”.

 

 

 

 

 

Tjetër gjë që ka rënë në sy është se marrëdhëniet e saj nuk zgjasin kurrë për një kohë të gjatë. Sot mund ta shohim duke dalë në kopshtin zoologjik me një të dashur, nesër do ta shohim në titujt e gazetave që është ndarë. Mesa duket, Taylor nuk e ka problem pjesën e reputacionit, pasi duke ditur se ajo ka dalë me një numër të madh meshkujsh, askush nuk do ta marrë seriozisht marrëdhënien me të. Madje, ka persona që po vënë bastet se sa do të zgjasë marrëdhënia e saj me Hiddleston.

 

 

 

 

Kur Taylor nxjerr një këngë, të gjithë vrasin mendjen: “Për kë e ka këtë herë?”. Ja shembulli që na bën të sigurt që sa herë Taylor do të ndahet me dikë, ajo do t’i dedikojë një këngë: “We Are Never Getting Back Together” ishte  shkruar për Gyllenhaal, kurse “Style” për pjesëtarin e 1D, Harry Styles.

Pra, kush do të donte ta vendoste veten në rrezikun e “gjendjes” brenda një këngë ndarjeje? Është e paimagjinueshme të mendosh numrin e personave që janë ndarë nga Swift vetëm për këtë mënyrë.

 

Përveç romancave të saj, një tjetër gjë për të cilën njihet Swift janë “sherret” dhe zënkat me personazhe të tjerë, edhe nëse arsyeja është një gabim njerëzor. Kur përmenden zënka  e Swift na vjen në mendje “lufta” me Kanye West, e cila u kthye në rastin më të keq të  “ai tha, ajo tha, ata thanë”. Swift gjithashtu është përplasur edhe me komedianet Tina Fey dhe Amy Poehler për shkak të një shakaje që këto të dyja bënë me ish-të dashurin e saj në “Golden Globe” 2013. Çmenduri fakti që një artiste të përplaset me një komediane për një shaka, shaka me të cilën ka qeshur e gjithë bota, përfshirë këtu edhe protagonisti, i dashuri i Swift.

 

Një pyetje që na mundon është: “Si ka mundësi që ajo rikuperohet kaq shpejt?”. Rasti më i freskët është ai i Calvin Harris-Tom Hiddleston, ku Taylor u pa nën shoqërinë e Tom vetëm dy-tri ditë pas ndarjes nga DJ i njohur skocez.

Etiketimet
Shperndaje