Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Rozi i meriton kupat…

April 19
15:01 2016

...

...
Picture 1 of 7

Mbrëmjen e djeshme, Rozana Radi triumfoi në “Your face sound familiar”. Veç faktit që ajo surprizon çdo javë, u duk qartë në performancën ku interpretoi Edith Piaf se është studiuese e mirë e karaktereve. Duke iu referuar edhe puntatave të mëparshme, Rozi ka pasur fatin të tregojë se nuk ka performancë të vështirë për të. Nuk ka rëndësi nëse është mashkull apo femër, ajo “vesh” çdo detaj të personazheve që interpreton dhe mbrëmjen e djeshme tregoi se artistja e madhe franceze ka edhe versionin shqiptar tashmë. “Edith Piaf” i dha kupën Rozit mbrëmë dhe jo pa arsye. Interpretim brilant dhe detaje të karakterit të artistes që Rozi i ngjan shumë (jo në pamje). Ylli  i muzikës franceze ka qenë edhe aktore gjithashtu, gjë që e ndihmoi shumë Rozanën të diplomuar për aktrim ta bënte të vetin personazhin. Tekstet e saj kanë qenë autobiografike dhe përfshinin dashuri, zhgënjime, dhimbje, ashtu sikurse shumë këngë të shkruara nga Rozana Radi. Me pak fjalë, që të arrish të imitosh një personazh në këtë format spektakli duhet t’i hysh në lëkurë dhe Rozi ia doli më së miri. E nëse të gjithë u morën me batutat e “stisura” të Bleonës dhe Endrit, çfarë  do të mbahet mend gjatë ishte ky version i Edith Piaf interpretuar nga Rozana Radi. Këtë javë ajo do të imitojë Aurela Gaçen. Duke qenë se janë mikesha prej vitesh, më mirë mirë se Rozi nuk mund ta imitojë askush këngëtaren vlonjate.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje