Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pse po më qortoni zotëria juaj”, historia e këngës së njohur qenka ndryshe nga ç’e kishim menduar

“Pse po më qortoni zotëria juaj”, historia e këngës së njohur qenka ndryshe nga ç’e kishim menduar
January 27
00:15 2019

Ajo është një nga këngët tona të preferuara edhe në ditët e sotme. Po flasim pëe “Pse po më qortoni zotëria juaj” nga Fisnikët. I ftuar mbrëmë në “Xing me Ermalin” këngëtari i këtij grupi ka rrëfyer se historia e kësaj kënge është ndryshe nga ç’e kishim menduar.

Nëse mendoni se ka si bazë një histori dashurie Agim Gërguri sapo na provoi të kundërtën dhe shprehet se:

“Kam qenë në shkollë të mesme, viti ’82, isha 17 vjeç. Në atë kohë ka ardhur në Kosovë nga nëna Shqipëri filmi “Tinguj lufte”. Është një djalë aty që luan me violinë dhe zotëri Garipi. Tërë kohën ai përmendet si ‘Zotëri, zotëri’.
Unë duke shkuar në shtëpi po mendoja pse mos e bëj një tekst dashurie me këtë temë. Ta lidh me temën: Pse zotëria nuk e lë vajzën të dalë me mua, pse më bërtet. E kam kompozuar në vitin 1982. Në atë vit kompozova edhe këngën ‘Shiu’ por e inçizova në vitin 2000”- ka përfunduar ai.

 

Komento
Shperndaje