Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse mungoi vajza e Obama-s në fjalimin e tij të fundit?

Pse mungoi vajza e Obama-s në fjalimin e tij të fundit?
January 11
17:39 2017

Mijëra dhe miliona persona ndoqën “live” fjalimin e fundit të Barack  Obama-s si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një nga momentet më prekëse ishte dedikimi që Barack i bëri bashkëshortes së tij, Zonjës së Parë së SHBA-së, Michelle Obama.

Gjatë gjithë kohës, kamerat ishin të fokusuar herë nga presidenti, herë nga Michelle dhe e bija, Maila. Ama, një gjë ra në sy, mungesa e vajzës tjetër, Sasha-s. Po ku ishte ajo?

Pas fjalimit mbresëlënës, Twitter-i shkoi në çmenduri nga përdoruesit e tij, për të gjetur se ku ishte Sasha në momentin më të rëndësishëm të 8 viteve të familjes së saj.

Ndërkohë që familja nuk ka lëshuar ende një deklaratë, Mark Knoller nga CBS News ka shkruar një status në Twitter, ku thotë se burime nga Shtëpia e Bardhë kanë konfirmuar se Sasha kishte një provim në shkollë, gjë që e ndaloi të dilte nga dhoma.

Akoma nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, por bën mirë të jetë, pasi dashamirësve të familjes presidenciale nuk do t’u vijë fare mirë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje