Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse la nam Fjori Dardha?

April 25
17:56 2016

...

...
Picture 1 of 2

 

Fjori Dardha ka postuar në Facebook dhe Instagram disa foto, ku ka treguar trupin e saj para dhe pas dietës. “6 kilogramë. Këto dy javë kanë qenë tamam “Dil o shpirt”!”- ka treguar prezantuesja në një foto ku dallohet qartë ndryshimi në trupin e saj.

Kurse në një foto tjetër, Dardha ka treguar se është përballur me shumë “kritika” lidhur me peshën e saj trupore: “Humbet disa kilogramë, të thonë: Shëndoshu se LE NAM! Shton disa kilogramë, të thonë: Dobësohu urgjent se LE NAM”.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se “ka lënë nam” për shkak se kishte filluar të mbante dietë për t’u shëndoshur. Dardha shkruan: “Mban një dietë me rigorozitet dhe përpiqesh të rikthehesh sa më shpejt në formë, sërish vazhdojnë: “Ouuuu? Ç’thua mi? Vërtet kështu ke ardhur në formë? Nuk të besojmë”… Dhe ti në çdo rast LË NAM!”.

Në fund të mini-deklaratës së saj, prezantuesja e “Fiks Fare” ka shkruar një mesazh për të gjithë ata që druhen nga “paragjykuesit” lidhur me shëndetin e tyre: “Veproni si të jetë më mirë për ju e shëndetin tuaj, mjafton të ndiheni mirë me veten, se të jetë për të tjerët, do LINI NAM gjithmonë”.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje