Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Kylie Jenner nuk do të martohet me Travis Scott?

Pse Kylie Jenner nuk do të martohet me Travis Scott?
July 19
14:43 2019

Kylie Jenner dhe Travis Scott gjithmonë kanë ditur ti surprizojnë fansat e tyre. në lidhje me gjithçka nga marrëdhënia e tyre, që nga fillimi i kohës. Me këtë dua të them, që nga marsi i 2018-ës ku u bënë prindër për herë të parë dhe arritën ta mbajën të fshehur shtatëzaninë e Kylie-t për të 9-të muajt.

Që atëherë, sa herë ata postojnë ndonjë foto në Instagram apo shfaqen në publik, ndjekësit e interpretojnë deri në detajet më të vogla. Dyshimi më i madh që ata kanë për momentin është nëse çifti është martuar apo jo dhe në fakt ne kemi një përgjigje për këtë. JO! Madje, Kylie nuk dëshiron të martohet për momentin.

Sipas një burimi, që mesa duket i tregon sekretet e familes për “Us Weekly”, reperi dëshiron që t’i bëjën gjërat zyrtare, ndërkohë që partnerja e tij nuk është dhe aq dakord. “Martesa nuk është e rëndësishme për Kylie-n, por është shumë e rëndësishme për Travis“- thotë burimi- “Por ndërkohë që ai ja shpreh këtë dëshirë herë pas herë, ajo nuk dëshiron. Megjithatë vazhdojnë të flasin në lidhje me këtë temë.

Okay, situata nuk duket dhe aq ideale për Travis, por të paktën janë duke folur për kurorëzimin në martesë. Në fakt, Kylie është vetëm 21 vjeç dhe bën shumë sens që ajo të mos të dojë të bëjë një dasëm për momentin. Gjithsei miqtë e saj thonë që në fund ajo mund të “dorëzohet” dhe ta zyrtarizojë lidhjen me reperin e “Sicko Mode”.

Kim Kardashin është ajo që e shtyn më shumë Kylie-n drejt martesës, gjë që në fakt vjen si çudi, pasi të gjithë e dimë si kanë shkuar martesat e Kim. E në fakt, Kylie dhe Travis jetojnë bashkë, kanë një vajzë, Stromin, dhe e thërrasin njëri-tjetrin, burrë dhe grua… Kështu që mund të themi se ata janë të martuar tashmë, megjithëse dokumenti zyrtar do të mungojë për ca kohë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje