Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse kjo foto e çifteve të Hollivudit u bë virale në internet?

Pse kjo foto e çifteve të Hollivudit u bë virale në internet?
July 06
13:58 2016

Një foto e tre çifteve të famshme të Hollivudit gjatë festës së 4 korrikut ka bërë që të shpërthejnë komentet në Twitter. Bëhet fjalë për  një fotografi në të cilën shfaqen tre çifte, mes të cilëve Ryan Reynolds me bashkëshorten Blake Lively dhe Taylor Swift me të dashurin Tom Hiddleston. Në pamje të parë duket se gjithçka shkon mirë, mund të shohësh 3 meshkuj  të cilët kanë marrë në prehër partneret e tyre, por fytyra e Reynolds është një detaj që tërheq vëmendje.

Shumë nga komentuesit kanë shpërthyer në të qeshura pasi aktori nuk duket i fokusuar drejt kamerës, por në hapësirë me një fytyrë të mërzitur.

“Duket sikur Ryan është duke thënë: Ndihmomëni! Ai e ka të vështirë ta gjejë veten në një ambient të tillë (referuar lidhjes së Swift me Hiddleston)”,- shprehet një komentues.

“Kjo është fytyra më e këndshme për shprehjen “çfarë dreqin!” -shkruan një tjetër.

“Çfarë kam bërë për të qenë në këtë foto”,- shprehej një tjetër ndjekës.

Shumë janë shprehur se nuk është e lehtë të kalosh dy ditë pushime me Taylor Swift, sidomos nëse shtojmë faktin se një fotograf i paguar nga këngëtarja i ka ndjekur dhe fotografuar të gjitha aventurat që Taylor me miqtë e saj kanë bërë këto ditë. Mund të themi se reagimi i Ryan është më se normal.

Shperndaje