Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse kaq mllef te fotot e Lori Hoxhës?

Pse kaq mllef te fotot e Lori Hoxhës?
March 24
14:21 2016

Me një profil fals dhe me shumë boshllëqe në jetë, në ditët e sotme gjithkush mendon se ka të drejtë të japë mendimin e tij të “zi” në lidhje me gjithçka. Lori Hoxha, tashmë e kthyer ndoshta edhe pa dëshirën e saj në personazh publik, jo pak herë është fyer apo ofenduar në rrjetet sociale. Ditët e fundit ajo po shijon pushimet në Maldive dhe ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga këto pushime. Lori, e cila për shumë njerëz është frymëzim për stilin, për të tjerë është burim zilie për jetën që bën. Po pse kaq mllef te fotot e Lorit? Çfarë i shtyn personat (që në pjesën më të madhe kanë profile false) të vjellin vrer për të ardhurat që ka dikush tjetër? Ç’të keqe u sjell atyre në jetë fakti që Lori po bën pushime? Komentet negative nuk kanë munguar edhe në foton e saj më të fundit në Instagram. Në një kohë kur në rrjetet sociale mund të postosh gjithçka (madje edhe drekën apo darkën që po ha, qofshin karkaleca apo fasule) pse u dashka të gjykohet dikush që poston foto të pushimeve? Pse nuk u bën përshtypje këtyre “paragjykuesve” dhe “shenjtorëve” të internetit dikush që vjen nga familje më pak se mesatare, që shijon jetën luksoze, pushime ekzotike e blerje të shtrenjta? Askush nuk do të luante mjeranin nëse do të ishte i pasur, as këta “mllefaxhinjtë” që shajnë në internet. Nuk është faji i Lorit që babai yt qëlloi të ishte minator, mësues, hidraulik, shofer autobusi apo një njeri i thjeshtë, që me shumë sakrifica përpiqet mos të të mungojë gjë me mundësitë që ka. Madje të ka blerë edhe një telefon me të cilin ti komenton dhe ofendon dikë tjetër që ndoshta bën një jetë më të mirë se ty. Nuk janë fotot në Instagram që e bëjnë jetën tënde të duket e mjerë, por zilia dhe smira për të lakmuar gjërat e të tjerëve, duke harruar të shijosh ato që ke. Nuk të pëlqejnë fotot që poston Lori? Shumë e thjeshtë: “Unfollow”… dhe të gjithë jetuan të lumtur!

Pse kaq mllef tek fotot e Lori Hoxhës?

Komento
Shperndaje