Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse është përjashtuar Alban Ramosaj nga “historiku” i Top Awards?

Pse është përjashtuar Alban Ramosaj nga “historiku” i Top Awards?
July 20
12:06 2016

Në kanalin zyrtar në Youtube të Top Channel, pak ditë më parë janë hedhur performancat e artistëve në  natën finale  të “Top Music Awards”.

Tashmë të gjithë fansat mund të ndjekin në Youtube perfomancat e këngëtarëve të tyre të pëlqyer, ndarjen e çmimeve dhe gjithë surprizat e ndodhura në natën e 24 qershorit në Pallatin e Kongreseve. Megjithatë, vihet re mungesa e një artisti dhe e performancës së tij gjatë asaj mbrëmjeje. Performanca e këngëtarit Alban Ramosaj nuk është ngarkuar në Youtube nga stafi i TMA. Kujtojmë se në finalen e këtij eventi pati përplasje mes organizatorëve dhe këngëtarit, madje u diskutua gjatë veprimi i Ramosajt pas performancës, i cili në shenjë revolte dhe në momente nervozizmi, në përfundim të interpretimit të këngës “ A më do”, ka hedhur mikrofonin përtokë. Jo vetëm Albani, por edhe motra e tij, Beatrix Ramosaj, ka reaguar ashpër ndaj moderatorit Ledion Liço pas batutave të konsideruara të pahijshme nga ana e saj nga moderatori gjatë finales së madhe.

Të jenë këto përplasje arsye e vërtetë pse Alban Ramosaj është përjashtuar nga “historia” e” Top Awards”?

Një tjetër evidentim është vënë re edhe për sa u përket dy këngëtarëve të tjerë, 2po2 dhe Noizy, të cilët pas përfundimit të edicionit të parë nuk janë përfshirë në klasifikimin e top listave javore, edhe pse kanë publikuar disa klipe, të cilat janë ndër më të dëgjuarit momentalisht. Kujtojmë se të dy reperat patën përplasje me organizatorët e eventit që  degraduan në komente banale. Por a do të ketë Alban Ramosaj të njëjtin fat si Noizy dhe 2po2?  Na mbetet vetëm të presim!

Shperndaje