Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse është gjakosur Ronela Hajati gjatë xhirimeve?

June 16
22:34 2016

Këngëtarja simpatike dhe e njohur gjithmonë për “çmenduritë” e saj skenike, Ronela Hajati duket se pas suksesit të këngës “Amini” ka vendosur të ‘godasë’ sërish tregun muzikor me fillimin e sezonit të verës. Para disa orësh, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ronela ka treguar ‘look’-une saj të ri në klipin e rradhës dhe poshtë fotografisë ka zbuluar edhe titullin e këngës, “Marre”.

Por mesa duket, pamja e re e Ronelës, krejt ndryshe por plot ngjyra verore duket se nuk ka kaluar pa një incident. Këngëtarja gjatë kohës që ka xhiruar në terren pjesë të klipit të ri, duket se diku është vrarë. Në Snapchat ajo ka publikuar 2 fotografi ku vihen re të çara në pjesën e mjekrës dhe qafës. “Kur bëhesh copë në xhirime, o Zot sa sy kanë plasur…” – ka shkruar Ronela si diçiturë mbi fotografitë e publikuara.

Këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë më tepër detaje nga ky incident, por duke marrë parasysh klipet e saj të kaluara, me siguri ajo ka qenë duke tentuar të realizojë ndonjë skenë apo lëvizje krejt ndryshe dhe me nivel vështirësie “alla Ronela”, e cila duhet të themi se nuk zhgënjen asnjëherë. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë Ronelës shërim të shpejtë dhe sukses në vazhdimin e xhirimeve të klipit!

Shperndaje