Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse është e famshme Kim Kardashian?

Pse është e famshme Kim Kardashian?
April 20
14:27 2016

Si mund ta analizosh famën e Kim Kardashian? Nuk mund të kesh një përgjigje direkte për këtë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për Kim Kardashian si figurë apo si femër, por për të gjithë industrinë që ajo ka nga pas. Ka arritur një pikë që askush nuk mund të shpëtojë nga Kim Kardashian, sepse është e pamundur të mos kesh njohuri për të gjitha lëvizjet e saj. Edhe dikush që nuk është aspak mbështetës i karrierës së saj, ka dëgjuar së paku një herë për bëmat e Kim-it. Dhe në njëfarë mënyrë kjo është arritje, apo jo?

Ju e dini se si Kim fillimisht u bë e famshme: prej kasetës së seksit që i doli në të gjitha portalet. Por kjo nuk ishte aspak rastësore. Në një libër të titulluar: “Dinastia Kardashian” e autorit Ian Halperin thuhet se kaseta e Kim-it ishte katapultuese e famës së saj. Madje aty shkruhet gjithashtu se ka qenë vetë mamaja e Kim-it e cila ka dhënë idenë e publikimit të videos, vetëm e vetëm që të arrihej fama e dëshiruar prej saj. Familja Kardashian vazhdon ta mohojë këtë fakt nëpër dalje në media, por mos harroni se fillimisht ata mohuan edhe ekzistencën e kasetës, ndërkohë që kjo e fundit ishte përhapur në mënyrë virale kudo…

Videoja u përhap në vitin 2007 dhe ja ku jemi sot, në 2016-n, në planetin e Kim Kardashian. Ajo jo vetëm e përdori videon, por krijoi më pas markën e saj personale, duke i dhënë famës një përcaktim që më përpara nuk gjendej në fjalor. Tanimë për të gjitha vajzat që bëhen të famshme duke ndjekur rrugën e Kim-it thuhet: “Po bën famë alla Kim Kardashian!”. Mund të themi me siguri se emri i Kim-it duhet të jetë pjesë e fjalorëve për shpjegimin e famës.

Por a mund të jetë vërtet kaq e lehtë? Edhe Paris Hilton është e famshme për video erotike, por fama e saj nuk është asgjë krahasuar me Kim-in. Çfarë ka Kim Kardashian më tepër?

Nuk është vetëm biznesi i Kimit apo martesa me Kanye West, selfie-t apo daljet lakuriqe, as postimet e vazhdueshme për make-up apo modele flokësh. Nuk janë thjesht këto. Aspak! Fama që ka ajo është famë komplet e një lloji tjetër, që ajo vetë e ka shpikur. Është famë multifunksionale, shumë komplekse dhe e pakopjueshme. Pse? Sepse njerëzit, edhe nëse e duan, edhe nëse e urrejnë, dinë për të, flasin për të dhe nuk mund të ndalin së bëri këtë gjë. Kim-i hap portale të tëra diskutimesh, debatesh. Televizionet bëjnë emisione duke analizuar atë dhe famën e saj, produktet e saj, gjithçka! Ajo luan me rrjetet sociale dhe i vendos të gjithë në lëvizje, saqë kthehet në lajmin kryesor të ditës duke ua kaluar me klikime edhe liderëve botërorë.

Ju mund të shikoni vetëm kaq, edhe ky artikull është një lajm më shumë për Kim-in, pavarësisht se ne e dimë mirë që ajo nuk është as akademike, as shkencëtare dhe as ndonjë zbuluese. Ne e dimë që ajo është si të gjithë ne dhe ka mijëra vajza të bukura ose më shumë të bukura se ajo e vazhdojmë të flasim vetëm për Kim-in, sepse ajo na imponohet.

Por nëse do më pyesnin sot nuk do të thosha aspak që Kim ka një famë rastësore. Aspak! Ajo përdori diçka që shumë yje të tjerë nuk dinë ta përdorin: veten e tyre të vërtetë. Ajo e mirë që Kim i jep botës është modeli se nuk është e thënë të zbulosh shkencën për të qenë një femër e fuqishme dhe me influencë. Nëse të pëlqejnë buzëkuqet, dil dhe bëje markë. Nëse të pëlqejnë fotot, bëji dhe influenco gjithë të tjerët. Jo vetëm femrat me pëlqime akademike mund të kthehen në lajm të ditës dhe në fund këto mbeten standarde që i ka vendosur shoqëria. Nuk po them se duhet të gjitha të bëni video erotike dhe të bëheni të famshme, në fakt këtë nuk mund ta bëni, sepse e bëri Kim-i dhe është e pakopjueshme. Urrejeni ose dojeni, Kim Kardashian krijoi emrin e saj dhe e futi si përkufizim në fjalorin e famës!

(Burimi: theguardian.com)

Komento
Etiketimet
Shperndaje