Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse e pëlqejmë Nard Ndokën?

Pse e pëlqejmë Nard Ndokën?
September 20
19:13 2016

Nëse je politikan, edhe pa e kërkuar vishesh nga një “petk” serioziteti që shpesh të pengon të bësh gjërat që do. Ky nuk është aspak rasti i ish-ministrit Nard Ndoka, i cili po na prezanton anën tjetër të një politikani.

Pjesëmarrja e tij në “Dance with me” na bëri të njihemi me njeriun që të gjithë do të donim të shihnim te politikanët. Mënyra se si i mirëpret batutat apo angazhimi i tij për të mësuar lëvizjet dhe komunikimi me partneren Greta Koçi na bën ta pëlqejmë Nardin “artist”.

Është i thjeshtë dhe tejet i sjellshëm edhe me konkurrentët e tjerë të spektaklit. Nard Ndoka ndoshta është ndër të paktët politikanë që më shumë se gjithçka i intereson të jetë i sinqertë me veten në radhë të parë e më pas me publikun. Të paktën ky është imazhi që na ka dhënë deri tani në spektakël, duke e parë nga ekrani. Me pak fjalë, po e pëlqejmë shumë Nard Ndokën në këtë rol./Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje