Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse e fshiu këtë foto Afërdita Dreshaj?

Pse e fshiu këtë foto Afërdita Dreshaj?
May 09
12:51 2016

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka qenë shpesh pjesë e lajmeve rozë. Fotografitë e saj me Leo Di Caprion u komentuan gjatë, por duhet thënë se nuk kanë qenë të vetmet. Jo më larg se dje, Afërdita ka postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet me mikeshën e saj, Tika Camaj, dhe një model nga Kroacia, Marko Gojanoviç.

Pozimi i saj ishte tepër provokues, bashkangjitur hashtag-ut “Familje”. Kjo nuk është pritur mirë nga fansat, pasi shumë prej tyre kanë shpërthyer me ironi dhe sharje nga më të ndryshmet ndaj modeles shqiptare, disa për pozicionin, shumë të tjerë për fjalën “familje” që ajo ka përdorur. “Si mund të quash familje një serb?” – ka qenë pyetja kryesore e komenteve, ku ndjekësit nuk janë kursyer ta quajnë edhe “tradhtare të ndyrë” Afërditën. Ndoshta miqësia e saj me modelin kroat është aq e fortë sa e bën atë ta konsiderojë një person të afërt, si të familjes, ndërsa Tika është vërtet një nga shoqet e saj më të afërta. Mirëpo shqiptarët janë shumë të ndjeshëm, sidomos kur vjen puna te populli serb. Mbase ka qenë kjo arsyeja pse në fund Afërdita ka vendosur ta fshijë fare foton? Sepse po të futeni në profilin e këngëtares në Instagram, fotoja nuk është më. Të jenë kritikat e fansave shkak për fshirjen e fotos, apo mos vallë ndonjë shenjë xhelozie nga ana e të dashurit të saj?

 

Shperndaje