Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Bill Murray është një fans i madh i Adele-s?

Pse Bill Murray është një fans i madh i Adele-s?
April 22
12:34 2016

Bill Murray është zyrtarisht një nga fansat më të zjarrtë të Adele-s.

Aktori i “Jungle book” gjatë një interviste për “Esquire” ka shpjeguar arsyen se pse fëmijët e tij e bënë të ishte fans i këngëtares.

“Unë u bëra fans kur po çoja djemtë e mi në shkollë. Filloi kënga e Adele-s dhe unë shikoj që të tre fëmijët ishin duke kënduar, në sediljen e pasme të makinës. Pyeta veten se pse preken njerëzit nga këngët e saj. Dhe për ta kuptuar fillova të këndoja edhe vetë”,- tha Murray.

65-vjeçari shkoi për të parë koncertin e Adele-s. Ai thotë se gjatë koncertit shikonte njerëz që qanin kur ajo këndonte. Kjo ndodh sepse Adele u flet njerëzve nëpërmjet këngëve. Dhe kur kthehet përsëri duke kënduar njerëzit magjepsen pas saj.

Në koncertin e Adele-s mori pjesë edhe Donald Trump dhe kjo i kishte bërë shumë përshtypje Murray-t. Sipas tij, Adele-n nuk e dëgjojnë vetëm djemtë e tij, por mijëra njerëz, të njohur apo të panjohur.

Etiketimet
Shperndaje