Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Beyonce u “përjashtua” nga MTV Europe Music Awards?

Pse Beyonce u “përjashtua” nga MTV Europe Music Awards?
November 07
20:49 2016

Pavarësisht se Beyonce dhe Justin Bieber kishin të njëjtin numër nominimesh në MTV EMA mbrëmjen e kaluar, i vetmi që triumfoi ishte Justin me 3 trofe, kurse emri i Beyonce-s nuk u pa gjëkundi. Edhe pse na duhet të themi se është me të vërtetë viti i saj, Bey doli pa asnjë trofe nga ky event.

Pse?

MTV EMA është një show që bazohet në votat e publikut, pra publiku voton me anë të Twitter-it për artistin dhe kategorinë e preferuar. Duke qenë se krijuesja e “Formation” nuk mori asnjë çmim, atëherë fansat e saj nuk kanë votuar mjaftueshëm për të mbështetur idhullin e tyre. Por disa kategori nuk ishin në dorën e fansave, por votuesve të brendshëm të EMA-s dhe një nga këto kategori ishte “Best Video” që shkoi për “Starboy” të The Weeknd duke mundur “Formation”. Trofetë dhe çmimet e fituara nga ceremonia “mëmë”, VMA, nuk kanë mjaftuar që Bey të çojë në shtëpi të paktën një trofe.

“Lemonade” duket se nuk i ka kënaqur mjaftueshëm organizatorët e MTV Europe Music Awards, të cilët i kanë mohuar edhe “Best Live” për “The Formation World Tour”, çmim ky i fituar nga Twenty One Pilots.

Kjo nuk është hera e parë që EMA lë pa një trofe Beyonce-n, paçka se merita i takon asaj. Ndoshta prandaj edhe artistja ka vite që nuk i ndjek dhe nuk performon në MTV EMA. Mos është kjo hakmarrja e organizatorëve? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje