Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse befas të gjithë janë kundër Dr.Florit?

Pse befas të gjithë janë kundër Dr.Florit?
April 05
16:15 2016

...

...
Picture 1 of 3

Florjan Kondi i njohur si Dr Flori u nda nga jeta rreth dy vite më parë. Familja e tij ka përfituar një pension të vecantë  prej 50 mijë lekësh, të premtuar nga Kryeministri Edi Rama.  Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Kryeministri ka marrë këtë vendim për të shpërblyer kontributin që Dr Flori ka dhënë në muzikë. Kjo është  një ndihmë e vecantë, që deri tani qeveria shqiptare ja kishte dhënë vetëm një familjeje.

Por në rrjetet sociale duket se ky vendim nuk është pritur aspak mirë. Ka patur shumë kritika dhe polemika kundrejt qeverisë dhe këtij vendimi. Komentuesit kundërshtojnë këtë vendim dhe përmendin raste të fëmijëve të sëmurë, apo fëmijëve jetim, të cilët nuk kanë mundësi ekonomike dhe shteti u ofron vetëm një pension modest, i cili nuk mjafton as për shërbimet vetjake.

Dikur shumë prej këtyre komentuesve kanë qenë fansa të Dr. Florit dhe krejt papritur ata kthehen kundër tij . Faktikisht, këto komente nuk janë një goditje e drejtpërdrejtë për Dr Florin dhe familjen e tij, por njw arsye më shumë për t’ju sulur qeverisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje