Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prova se Taylor ka aprovuar fjalët dedikuar asaj në këngën e Kanye West

Prova se Taylor ka aprovuar fjalët dedikuar asaj në  këngën e Kanye West
June 20
16:22 2016

Ekzistojnë prova se Taylor Swift i ka miratuar fjalët e përdorura atribuuar asaj në këngën e Kanye West.

Bëhet fjalë për këngën “Famous”, në të cilën reperi ka përdorur fjalët: Mendoj se unë dhe Taylor Swift mundemi ende të bëjmë seks. Unë e bëra atë b* ** të famshme”.

Ekziston një telefonatë e regjistruar, që tregon se Taylor  i ka aprovuar  këto fjalë që të përdoren në këngën e West. Kim Kardashian ka thënë në një intervistë kohët e fundit se Taylor ka qenë në dijeni për referencën ndaj saj në tekstin e këngës, madje ka premtuar se do të qeshë me të kur ta dëgjojë në Grammy Awards.

“The Sun”, nëpërmjet dokumenteve, ka pohuar se avokati i Swift ka kërkuar që Kanye të fshijë regjistrimin e kësaj pjese. Një burim ka thënë për revistën se publikimi i asaj telefonate do të shkelte të drejtat e këngëtares dhe ajo ka dërguar avokatët e saj për ta kërcënuar Kanye-n të fshijë regjistrimin.

Nga ana tjetër, këngëtarja mohon ta ketë aprovuar.

“Në atë telefonatë, Kaney i kërkonte Swift të promovonte këngën në llogarinë e saj në Twitter, por ajo refuzoi. Ai kurrë nuk i tha asaj  se do të përdorte fjalën “that bitch” si pjesë të tekstit. Një këngë nuk mund të miratohet asnjëherë nëse nuk është dëgjuar më parë”,- ka reaguar ekipi i këngëtares në një deklaratë.

Komento
Shperndaje